Albania

Aksident i rëndë në Levan-Vlorë, njofton policia: Ka ndërruar jetë e gjithë familja 

Shekulli - 6 min 48 sec fa

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka ndërruar jetë e gjithë familja e cila po udhëtonte në automjetin tip ‘Toyota’, të përfshirë në aksidentin në aksin Levan-Vlorë. Dy prindërit së bashku me vajzën e mitur nuk kanë mundur t’i mbijetojnë përplasjes së rëndë sipas policisë, ndërkohë që bëhet me dija se ka ndërruar […]

The post Aksident i rëndë në Levan-Vlorë, njofton policia: Ka ndërruar jetë e gjithë familja  appeared first on Shekulli.

Categorie: Albania

Presidenti i Bullgarisë: Maqedonia e Veriut do të vijojë ende të jetë veto derisa sa…

Gazeta Shqiptare - 19 min 35 sec fa

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka konfirmuar se për Maqedoninë e Veriut do të vijojë ende të jetë veto-ja për negociatat.

Ai thotë se Bullgarisë nuk do i lidhen duart me lobim apo presion politik dhe ‘po-ja’ për negociatat do të vijë atëhere kur të bindet se Maqedonia e Veriut nuk do e ndërtojë identitetin e saj mbi vjedhjen e historisë bullgare.

Duket se Bullgaria do të caktojë disa kushte për Maqedoninë e Veriut në këmbim të heqjes së vetos që do i hapte rrugë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë.

“Nuk do të lejojmë që të na lidhen duart me lobim dhe me presion politik dhe mediatik. Nuk do të them “po” para se të shohim mekanizëm të qëndrueshëm për shkuljen e tregimit të shtrembëruar dhe sjelljes ofenduese ndaj Bullgarisë që nga librat, muzetë, përmendoret, mediat dhe politika shtetërore. Nuk mund të them po para se të jem i bindur se fqinji jonë nuk do ta ndërtojë identitetin e tij me vjedhjen e historisë bullgare.”-  deklaroi Radev.

 

The post Presidenti i Bullgarisë: Maqedonia e Veriut do të vijojë ende të jetë veto derisa sa… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania

Perez: Zidane merr Francën, s’flas për Mbappe e Haaland! Marcelo? Do jetë kapiten

Abc News - 23 min 5 sec fa

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, ka folur për shumë çështje së fundmi në një intervistë të dhënë për El Transistor. Kreu i klubit madrilen nuk shmanget as për Zinedinë Zidane, apo për emra të përveçëm si Bale, Brahim Diaz, Varane dhe Marcelo.

“Zinedine Zidane ëndërron të jetë trajner i kombëtares së Francës dhe jam i sigurt që do e arrijë këtë objektiv. Unë ende e dua Zidane. Nëse ai dëshiron të kthehet te Real Madrid një ditë, kjo është ende shtëpia e tij”, thotë fillimisht Perez.

I ngacmuar për goditjet e mëdha të merkatos, ai shton: “Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë, sigurisht. E di çfarë duan tifozët dhe nuk flas për lojtarët e të tjerëve, do ishte mungesë respekti. E njëjta gjë edhe për Erling Haaland, nuk flas rreth tyre”.

“Marcelo do të jetë kapiteni ynë sezonin e ardhshëm. Është e vështirë të gjesh një mbrojtës tjetër të majtë si Marcelo. Ai dhe Roberto Carlos kanë qenë më të mirët në histori”, deklaron presidenti i Real Madrid, i cili flet edhe për të huazuarit dhe situatën e Varane.

“Ne do të huazojmë disa lojtarë. Brahim Diaz është rritur te Milani. Nëse nuk do të vijë te ne, do të qëndroje atje. Bale? Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ende i kujtoj finalet që ai na fitoi”.

“Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare për Raphael Varane. Ai ësht në Europian tani dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse ai do ta lërë klubin këtë verë, atëherë do na e thotë”, përfundon Perez deklaratën e tij. / abcnews.al

The post Perez: Zidane merr Francën, s’flas për Mbappe e Haaland! Marcelo? Do jetë kapiten appeared first on Abc News.

Categorie: Albania

Aksidenti në Vlorë, humbin jetën tre persona, policia: Dy të rritur dhe një fëmijë i mitur, të plagosur dy të tjerë

Gazeta Shqiptare - 28 min 8 sec fa

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.

Policia ka bërë të ditur se 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

 

 

 

 

 

 

The post Aksidenti në Vlorë, humbin jetën tre persona, policia: Dy të rritur dhe një fëmijë i mitur, të plagosur dy të tjerë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania

Samiti i BE: Shumica kundër Viktor Orbanit

Abc News - 28 min 31 sec fa

Kryeministri hungarez, Viktor Orban u kritikua ashpër për shkak të ligjit që diskriminon homoseksualët në Hungari, por ai vazhdoi të qëndrojë kokëfortë. Grindja në BE la në hije samitin e fundit të Merkelit si kancelare.

Disa krerë shtetesh e qeverish në samitin e BE në Bruksel mbanin simbolin e ylberit, si kryeministri belg, Alaxander de Croo për të protestuar kundër ligjit hungarez që diskriminon homoseksualët në Hungari. KRerë të 17 vendeve anëtare të BE nënshkruan një letër, nismën e së cilës e kishte marrë kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel. Kryeministri hungarez, Mark Rutte e humbi durimin me provokimet e vazhdueshme nga Budapesti. “Për mua ju nuk keni ç’kërkoni më Bashkimin Europian”, tha Rutte.

Xavier Bettel shikon kalimin e vijës së kuqe

Në letrën e 17 vendeve anëtare për kreun e Këshillit të BE, Charles Michel thuhet se “ne duhet të luftojmë më tej kundër diskriminimit të komunitetit LGBTQ dhe theksojmë sërish, se ne mbrojmë kështu të drejtat e tyre bazë.” Kryeministri i Luksemburgut, Bettel, i cili është i martuar me një burrë, u shpreh, se nëse dikush beson si ligjvënësi hungarez, se reklama i bën të rinjtë homoseksualë “ai nuk e kupton jetën”. Bettel tha se me ligjin që ndalon homoseksualitetin në reklama dhe media është kaluar vija e kuqe.

Më parë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e kishte kritikuar ligjin “thellësisht diskriminues” dhe kishte kërcënuar me masa kundër Hungarisë. Kancelarja Merkel në largim e cilësoi “të gabuar” ligjin. Vetëm përfaqësuesit e vendeve lindore të BE si Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria nuk ngritën akuza.

Viktor Orban nuk ndryshon qëndrim

Kryeministrit hungarez, Viktor Orban duket se nuk i bënë përshtypje këto kritika; “Ligji është vendosur, i bërë publik dhe do të mbetet kështu”, tha ai, duke theksuar se ai vetë ka qenë që në kohët e komunizmit “një luftëtar për lirinë e të drejtat e homoseksualëve”. Nuk bëhet fjalë për homoseksualitetin, por për të drejtën e prindërve, që të vendosin, se ç përmbajtje duhet të ketë edukimi seksual i fëmijëve të tyre. Nën kryeministrin konservator Orban, u fut në kushtetutë norma e familjes e përcaktuar nga burri, gruaja dhe fëmijët. Çifteve homoseksuale i është ndaluar adpotimi i fëmijëve. Edhe gjinia e shënuar në lindje nuk mund të ndryshohet më tek transseksualët. Deri në vitin 2010, kur Orban erdhi sërish në pushtet, Hungaria ishte një nga vendet më liberale të ish-bllokut lindor. Partneriteti i së njëjtën gjini u njoh ligjërisht që në vitin 1996. Ndërkohë qeveria aktuale hungareze ndodhet nën kritika të forta në BE edhe për shkak se cënon rregullisht lirinë e mediave, të shkencës dhe pavarësinë e drejtësisë.

Koordinim më i mirë rregullash në kohë pandemie

Përballja e ashpër me Hungarinë errësoi konsultimet e samitit të BE që duhej të zhvilloheshin për pandeminë e Coronës, Rusinë dhe Turqinë. Për shkak të shtimit të infektimeve me variantin e ri Delta të virusit, 27 vendet anëtare nuk do të lejojnë aq shpejt, siç ishte planifikuar, hyrjen nga shtete të treta, si psh. Britania e Madhe. Kancelarja Merkel kishte kritikuar, që Portugalia lejon turistë britanikë në vend, megjithëse ishujt britanikë janë “zonë varianti e virusit”.

“Ne duhet të jemi shumë vigjilentë”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron. Samiti i BE ishte në ujdi, se shtetet e BE duhet të koordinohen më mirë dhe se BE ka nevojë për institucione të forta për kujdesin shëndetësor, të paktën për pandemi të ardhshme, që shpresohet të mos ketë.

Rusia dhe Turqia – kërkohet dialog, sanksionet kundër Rusisë mbeten

Debati për mënyrën e veprimit me regjimet autokratike u zhvillua në darkën e samitit dhe nuk rezultoi me vendime të ashpra. BE ra dakord që të mbetet në dialog me presidentin Putin për tema të rëndësishme me interesa të përbashkëta. Në të njëjtën kohë do të mbeten në fuqi sanksionet për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, shtypjes së opozitës, të përfshirjeve në konfliktet në Ukrainë dhe Bjellorusi. Kancelarja Merkel në fjalën e saj në Bundestag më parë kishte thënë. “Sipas mendimit tim, ne si Bashkim Europian duhet të kërkojmë kontaktin e drejtpërdrejtë me Rusinë dhe presidentin rus. Nuk mjafton, kur vetëm presidenti, Joe Biden flet me presidentin rus.”

Presidenti francez, Macron e mbështeti idenë e një samiti të mundshëm me presidentin rus. Vende të tjera anëtare, si ato lindore dhe Holanda nuk duan bisedime të drejtpërdrejta.

BE kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë, thuhet në përfundimet e samitit. Por nga ana tjetër, presidenti turk, Erdogan duhet të punojë për çtensionimin e konflikteve me Qipron dhe konfliktin për gazin në Mesdheun lindor. Përveç kësaj, me Turqinë do të punohet për vazhdimin e “Marrëveshjes për refugjatët” të vitit 2016. Për trajtimin e refugjatëve sirianë në vend, Turqisë i premtohen edhe 3,5 miliardë euro të tjera. Rreth katër milionë sirianë jetojnë ndërkohë në Turqi./DW

 

The post Samiti i BE: Shumica kundër Viktor Orbanit appeared first on Abc News.

Categorie: Albania

Heqja e aboneve, aktivistët në protestë: Qytetarët paguan 71 përqind më shumë këtë muaj

Abc News - 28 min 38 sec fa

Aktivistë të Organizatës Politike kanë ndërmarrë një peticion me më shumë se 11 mijë firma me qëllim rikthimin e aboneve. Pasditen e sotme, organizata politike pritet të mbajë një protestë duke kërkuar rikthimin e tyre dhe përmirësimin e kushteve të transportit publik.

Të ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit” ishin aktivistet Flavia Osmani, Vitori Cipi dhe Joana Meraja. Duke iu referuar lajmit që qarkulloi pasditen e djeshme se abonetë do të rikthehen në muajin Korrik, ata theksuan se për sa kohë nuk ka një njoftim zyrtar nga bashkia, nuk do të tërhiqen.

“Është interesante se pasi kemi dorëzuar një peticion me më shumë se 11 mijë nënshkrime në Bashkinë e Tiranës dalin fjalë që aboneja do të rikthehet. kjo më shumë sesa e vërtetë, është frikë dhe stepje që ka bashkia kundrejt reagimit të qytetarëve. Për të krijuar një farë diversioni mes atyre që do të jenë prezentë në protestë por kjo nuk na zbraps.”, tha Joana.

Ata kërkuan gjithashtu dhe përgjysmimin e çmimit kryesisht për kategorinë e të papunëve dhe punëtorëve me pagë minimale. “Qytetarët gjatë këtij muaji që është hequr aboneja iu është dashur të paguajnë 71 përqind më shumë për transportin publik urban. Pikërisht për ta ndaluar këtij dëmtimi kronik kemi ndërmarrë këtë nismë me peticion dhe sot kulmon me protestën e orës 5 për këtë lloj dërrmimi që po iu bëhet xhepave të qytetarëve.”, u shpreh Flavia. /abcnews.al

The post Heqja e aboneve, aktivistët në protestë: Qytetarët paguan 71 përqind më shumë këtë muaj appeared first on Abc News.

Categorie: Albania

Aksidenti i rëndë në Vlorë, policia: Humbin jetën tre persona, mes tyre një fëmijë, dy të plagosur

Abc News - 30 min 11 sec fa

Tre persona, një prej të cilëve fëmijë kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ndërkohë që dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia njofton se tre viktimat po udhëtonin me një automjet tip Toyota në momentin kur janë përplasur me një “Audi”. Për pasojë janë dëmtuar edhe dy personat që udhëtonin me “Audi-n”, dhe tashmë po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

“Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur”, njofton policia. m.v/abcnews.al

The post Aksidenti i rëndë në Vlorë, policia: Humbin jetën tre persona, mes tyre një fëmijë, dy të plagosur appeared first on Abc News.

Categorie: Albania

Pamje të rënda nga aksidenti në Levan-Vlorë, momenti kur tentohet të nxirren jashtë trupat nga makina e shkatërruar plotësisht

Shekulli - 30 min 46 sec fa

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afërsi të fshatit Panaja. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxnews, një automjet ka përfunduar plotësisht i shkatërruar jashtë rruge. Burime bëjnë me dije se automjeti i shkatërruar që shihni në videon e mëposhtme, ka humbur kontrollin dhe ka dal […]

The post Pamje të rënda nga aksidenti në Levan-Vlorë, momenti kur tentohet të nxirren jashtë trupat nga makina e shkatërruar plotësisht appeared first on Shekulli.

Categorie: Albania

Studim i ri : Rasti i parë me Covid 19 para zyrtarizimit të pandemisë

Abc News - 34 min 37 sec fa

Sipas një studimi britanik dyshohet se rasti i parë i konstatuar me Covid 19 mund të jetë konfirmuar mes muajit tetor dhe nëntor.

Mediat e huaja bëjnë me dije se raportimi i parë për këtë sëmundje mund të jetë më datë më të mundshme që ishte 17 nëntori, sipas një studimi të ri britanik.

Rasti i parë u raportua disa javë para datës zyrtare të fillimit të pandemisë në Ëuhan, e cila bie në fillim të dhjetorit.  Studiuesit në Universitetin e Kentit, të udhëhequr nga Dr. David Roberts, i cili botoi punimin në revistën mjekësore PLoS Pathogens, përdorën një model matematikor për të bërë llogaritjet e tyre.

Studimi i tyre forcon besimin e shumë shkencëtarëve se pandemia kishte filluar më herët dhe më pas u përhap me shpejtësi. Sipas vlerësimeve të reja, rasti i parë jashtë Kinës ndodhi në Japoni më 3 janar 2020.

Rasti i parë në Evropë ndodhi në Spanjë më 12 janar 2020 dhe e para në SHBA më 16 janar.

Sipas studiuesve, paraqitja e koronavirusit të ri para se të infektojë njerëzit duhet të ketë ndodhur pak më herët në vjeshtën e vitit 2019, pa pasur ndonjë mendim mbi origjinën e virusit.e.su./abcnews.al

The post Studim i ri : Rasti i parë me Covid 19 para zyrtarizimit të pandemisë appeared first on Abc News.

Categorie: Albania

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan, dyshohet për 3 viktima

Shekulli - 36 min 26 sec fa

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Levan. Burime bëjnë me dije se nga aksidenti dyshohet 3 persona kanë humbur jetën. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Vijon..

The post Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan, dyshohet për 3 viktima appeared first on Shekulli.

Categorie: Albania

Aksident i rëndë në aksin rrugor Fier-Vlorë, përplasen dy mjete, dyshohet për viktima

Gazeta Shqiptare - 36 min 35 sec fa

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Aksidenti ndodhi pranë vendit të njohur si “Kripa” ku janë përplasur dy mjete dhe njëri prej tyre ka dalë nga rruga. Dyshohet se nga aksidenti ka viktima. Policia dhe ambulanca është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Disa qytetarë po përpiqen që të nxjerrin jashtë të bllokuarit.

Po ashtu një tjetër i plagosur është dërguar në spital.

The post Aksident i rëndë në aksin rrugor Fier-Vlorë, përplasen dy mjete, dyshohet për viktima appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania

E kryer: Rui Patricio në Serie A për 7 milion euro, gati firma për tre sezone

Abc News - 37 min 23 sec fa

Roma e nis merkaton nga porta. Klubi italian do të transferojë nga Anglia portierin e Portugalisë, Rui Patricio.

Ai do të bashkohet në kryeqytetin italian me teknikun Jose Mourinho, gjithashtu portugez. Akordi është arritur dhe janë zbuluar edhe shifrat.

Roma do paguajë te Wolverhampton 7 milion euro, plus bonuse. Portieri do nënshkruajë për tre vite me verdhekuqtë dhe do përfitojë 2.7 milion euro në sezon. /abcnews.al

The post E kryer: Rui Patricio në Serie A për 7 milion euro, gati firma për tre sezone appeared first on Abc News.

Categorie: Albania

Kili konfirmon rastin e parë të variantit Delta

Abc News - 44 min 21 sec fa

Kili ka konfirmuar rastin e parë të variantit Delta, sipas një njoftimi nga ministri i shëndetësisë.

“Ne kemi konfirmuar zyrtarisht rastin e parë të variantit Delta, pacienti kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Enrique Paris.

Pacienti 43 vjeçar  ndodhet tashmë në izolim. Rasti i parë i variantit Delta u zbulua në një periudhë kur spitalet e vendit janë në kaos për shkak të pandemisë, pavarësisht  suksesit të fushatës kombëtare të imunizimit. Vendi ka vaksinuar më shumë se 80%  të popullsisë.

Duke qenë se Kili vaksina ka miratuar vaksinën kineze Sinovac, ka pikëpyetje nëse kjo vaksinë mund të ofrojë mbrojtje ndaj varianteve të ndryshme të koronavirusit, veçanërisht variantit Delta.

Kili ka shënuar 31,797 viktima dhe 1,531,872  raste që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

The post Kili konfirmon rastin e parë të variantit Delta appeared first on Abc News.

Categorie: Albania

Khloe Kardashian nuk ka më besim tek Tristan, merr vendimin e rëndësishëm

Abc News - 51 min 57 sec fa

Një vit pas ribashkimit, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson i dhanë fund lidhjes së tyre. Lajmi për ndarjen e tyre më të fundit erdhi pas lajmeve se Khloe kërcënoi të merrte masa ligjore kundër një gruaje që po pretendon se Tristan lindi një fëmijë me të.

Ndarja erdhi gjithashtu në një kohë kur dyshja e famshme kishin menduar për një fëmijë të dytë pas vajzës True. Mirëpo, një burim ka thënë për revistën People se ylli televiziv i ka dhënë fund njëherë e mirë romancës me basketbollistin.

khloe-tristan

“Khloé është shumë e zhgënjyer. Ajo me të vërtetë i besoi Tristanit dhe ndjeu që po bënte një përpjekje të mirëfilltë. Ajo e urren faktin se gaboi sërish me të.“, tha burimi. duke shtuar se Kardashian po bën më të mirën për të ecur përpara.

“Nuk dëshiron të jetë përsëri në këtë pozitë. Nuk iu beson më premtimeve boshe të Tristanit.” Marrëdhënia e Kardashian dhe Thompson u bë publike në Shtator 2016 dhe një vit më pas konfirmuan se ishin në pritje të një vajze. Por vetëm disa ditë pas lindjes së True, Tristan u përfshi në një skandal për tradhëti. /abcnews.al

Khloe Kardashian, Tristan Thompson

The post Khloe Kardashian nuk ka më besim tek Tristan, merr vendimin e rëndësishëm appeared first on Abc News.

Categorie: Albania

Barazimi i rekordit të Daei, kush janë 10 kombëtaret që CR7 u ka ardhur hakut

Abc News - 53 min 32 sec fa

Cristiano Ronaldo, me dy golat e shënuar kundër Francës i ccoi në 109 rrjetat e tundura me kombëtaren e Portugalisë dhe ka barazuar rekordin e legjendës së Iranit, Ali Daei.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” sigurisht që pritet ta thyejë rekordin dhe ta thellojë atë, që në këtë Europian madje. Së fundmi sulmuesit portugez, i cili është pjesë e Juventusit në Serie A, i kanë renditur edhe 10 kombëtaret që ka ndëshkuar më shumë.

Lituania dhe Suedia kanë qenë “gjahu i preferuar” për Ronaldon, pasi u ka shënuar nga 7 gola këtyre dy kombëtareve. Më pas janë tre ekipe që e kanë pësuar nga 6 herë prej CR7.

Bëhet fjalë për Andorrën, Luksemburgun dhe Hungarinë që e ndëshkoi edhe në EURO 2020. Armenisë dhe Letonisë sulmuesi u ka shënuar nga 5 gola, për të vijuar me Estoninë, Ishujt Faroe dhe Holandën, që kanë parë Ronaldon t’u realizojë nga 4 gola. /abcnews.al

 

Shifrat e publikuara nga ESPN

The post Barazimi i rekordit të Daei, kush janë 10 kombëtaret që CR7 u ka ardhur hakut appeared first on Abc News.

Categorie: Albania

Truku i zgjuar për të fjetur kur temperaturat janë larta  

Abc News - 53 min 39 sec fa

Kur jeni në det, përpara se të zhysni trupin në ujë fillimisht lagni qafën. Kjo na ndihmon të mësohemi me temperaturën e ujit. Shumë prej jush mund ta aplikojnë si metodë.

Nga ana tjetër njerëzit që jetojnë në shkretëtirë mbrojnë qafat e tyre nga dielli duke e mbuluar me një leckë. Ka një arsye për këtë.

Pjesa e sipërme e qafës është afër qendrës së kontrollit të temperaturës së trupit. Sistemi i termostatit është afër. Për të fjetur mirë, nuk duhet të ketë shumë nxehtësi. Prandaj nuk është ide e mirë të bëni ushtrime para se të flini.

Nga ana tjetër, i ftohti nxit gjumin. Nëse keni vështirësi të flini, vendosni një leckë të lagur në qafë , të cilën e vendosni në frigorifer gjatë ditës. Kjo ndjenjë e freskisë ka shumë të ngjarë të ju ndihmojë të flini si një foshnjë. g.v/abcnews.al

The post Truku i zgjuar për të fjetur kur temperaturat janë larta   appeared first on Abc News.

Categorie: Albania

Shuhet papritur infermierja e QSUT-së, nënë e dy fëmijëve

Shekulli - 1 ora 1 min fa

Adjola Sula, infermiere në QSUT ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Lajmin e ka dhënë Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë në një postim në Facebook. Kolegët, e cilësojnë Sulën si një njeri të dashur dhe të dhembshur me pacientët, por sot nëna e dy fëmijëve u shua. “Humbje e madhe për të gjithë kolegët largimi […]

The post Shuhet papritur infermierja e QSUT-së, nënë e dy fëmijëve appeared first on Shekulli.

Categorie: Albania

Samiti i Brukselit/ Merkel dhe Macron kritika Greqisë dhe vendeve të tjera të BE që hapën kufijtë për turistët e vaksinuar me prodhime ruse apo kineze

Gazeta Shqiptare - 1 ora 13 min fa

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kritikuan vendet që hapën kufijtë për turistët e vaksinuar me Sputnik-V apo vaksina kineze.

BE nuk i ka certifikuar ende këto vaksina, por disa vende me në krye Greqinë nxituan të pranojnë edhe turistët e vaksinuar me to për shkak të sezonit turistik.

Në këtë qasje, Merkel dhe Macron paralajmëruan se në kulmin e sezonit turistik mund të propozohen kufizime shtesë në BE për udhëtimet.

Ndërkohë nga Bloomberg mësohet se një zyrtar grek kundërshtoi dy krerët e shteteve më të rëndësishme të BE duke u  thënë se tashmë variant Delta i COVID-19 është përhapur në gjithë Europën dhe nuk ka nevojë për të marrë masa.

 

The post Samiti i Brukselit/ Merkel dhe Macron kritika Greqisë dhe vendeve të tjera të BE që hapën kufijtë për turistët e vaksinuar me prodhime ruse apo kineze appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore

Shekulli - 1 ora 13 min fa

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% më të larta sesa […]

The post Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore appeared first on Shekulli.

Categorie: Albania

COVID-19/ Qeveria paralajmëron lehtësim të kufizimeve për udhëtimet në Britaninë e Madhe

Gazeta Shqiptare - 1 ora 28 min fa

Qeveria britanike theksoi sot se kufizimet për lëvizjet jashtë vendit do të lehtësohen këtë verë për personat plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe, pavarësisht një shpërthimi aktual të kontaminimeve.

Udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nga shumica e destinacioneve favorite të britanikëve (Spanjë, Greqi, Itali, Francë…) duhet t’i nënshtrohen një karantine dhe t’i nënshtrohen disa testeve me shpenzimet e tyre, duke përfaqësuar qindra euro shpenzime shtesë për një familje dhe duke zemëruar profesionistët e turizmit.

Destinacionet e ndryshme klasifikohen në tre kategori, jeshile, portokalli dhe të kuqe sipas rrezikut që paraqet virusi.

Në sajë të programit tonë të suksesshëm të vaksinimit, qëllimi ynë është që gjatë verës, banorët e Britanisë së Madhe të vaksinuar plotësisht nuk do të duhet të izolohen kur udhëtojnë nga vendet e listës portokalli” shkroi ministri i Transportit në Twitter, Grant Shapps.

“Ne do të japim më shumë detaje muajin tjetër”, shtoi ai.

Në një deklaratë, Departamenti për Transportin theksoi se priste që ky lehtësim të ndodhte në faza, duke filluar me banorët britanikë.

 

 

The post COVID-19/ Qeveria paralajmëron lehtësim të kufizimeve për udhëtimet në Britaninë e Madhe appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania